Shkup, 23 dhjetor – Viti i ardhshëm, 2019-ta do të jetë viti kur Maqedonia do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, tha në takimin e sotëm me gazetarët zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.
Pritjet e tilla Osmani i bazon në arritjet, siç tha të vitit historik 2018, në pritjen e finalizimit të detyrimeve nga Marrëveshja e Prespës në vend, realizimin e planit të përcaktuar nga Planin 18 dhe mbi të gjitha në deklaratën e Komisarit Evropian Johanes Han mbi afatin kohor për t’u bashkuar me Unionin.
“Edhe përkundër asaj që ka një pesimizëm nëse ne jemi të gatshëm apo jo, megjithatë, konfirmimi nga ana e eurokomisarit Han se Maqedonia mundet së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi të kapë vitin 2025 është lajm i vitit, sepse 2025 është afër dhe topi është në fushë tonë, të veprojmë që të mund ta kapim këtë afat”, tha Osmani.
Sipas tij, ekziston një dilemë teknike lidhur me datën e negociatave, pasi hendeku kohor midis njoftimit të raporteve për vendet kandidate, që zakonisht ndodh në prill, mbajtja e zgjedhjeve të PE dhe shqyrtimi i këtyre raporteve nga vendet anëtare të BE, po ngushtohet.
Prandaj tha, pati takim me ministrin rumun për eurointegrime, vendi i të cilit kryeson me BE-në, me qëllim që të ketë hapësirë të mjaftueshme nga publikimi i raportit, i cili mund të jetë në fund të majit deri në Këshillin e BE-së i cili duhet që të marrë vendim (që zakonisht është më 21 qershor) që në këto 20 ditë të mund të verifikohet Raporti në parlamentet e vendeve anëtare, që të mos ketë asnjë lloj befasie.
Paralelisht, thekson Osmani, zhvillohet shqyrtimi dhe formimi i strukturave negociuese dhe disa kapituj tashmë janë shqyrtuar në Bruksel.
Sa i përket reformave, ai theksoi se pas valorizimit të tyre me Raportin e qershorit të KE-së, i cili solli një kornizë precize për reformat që u përpilua në Planin 18 dhe në përputhje me konkluzionet e Këshillit të BE, është i fokusuar në reformat në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, administratën publike dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Deri më tani, tha zëvendëskryeministri , 66 për qind e masave të planifikuara janë zbatuar dhe është bërë përparim me miratimin e disa ligjeve në gjyqësor dhe në reformat e sigurisë. Duke pasur parasysh se shumica e këtyre ligjeve janë miratuar me shumicë prej dy të tretave për ta, theksoi ai, qeveria u konsultua me deputetët nga opozita dhe disa prej tyre morën mbështetje, prandaj pret që shumica prej tyre të miratohen deri në fund të vitit.
Afati përfundimtar për kompletimin e Planit 18 është deri në miratimin e Raportit të ri të KE-së. Një risi që është futur në lidhje me zbatimin e reformave të planifikuara është monitorimi i rezultateve, për të cilat këmbëngul edhe Komisioni Evropian.