Tiranë, 13 mars – “Maqedoni tani është në një udhëkryq që quhet të përcaktohet në dekadat e ardhshme, gjithashtu është një mundësi historike për të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e vet për çështjen e emrit”, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Evropaine, Bujar Osmani në emisionin “Opinion” në televizion Klan të Tiranës.
Osmani ka dhënë sinjale pozitive sa i përket çështjes së emrit me Greqinë duke u shprehur i sigurt se Maqedonia është shumë afër zgjidhjes së emrit me Greqinë.
“Për shqiptarët ka shumë rëndësi integrimi i Maqedonisë në NATO duke e ditur se zgjidhja e emrit është një parakusht për integrimin e vendit andaj edhe shqiptarët janë të interesuar që të zgjidhet emri i Maqedonisë”, tha Osmani në emisionin “Opinion”.
Sipas Osmanit muajt qershor dhe korrik do të jenë muajt e rëndësishëm të Maqedonisë ku nëse në Qershor zgjidhet emri atëherë Maqedonia mund të hapë bisedimet për në BE dhe në NATO.