Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel, sot, realizoi vizitë pune me euorokomisarin për Zgjerim dhe Polikë Fqinjësore, Johanes Han, ku brifoi për progresin e vendit në lëminë e implementimit të detyrimeve nga procesi i integrimeve evropiane.
“Plani 18 tashmë është miratuar në Qeveri dhe implementimi i tij, tani për tani, po zhvillohet pa ndërprerje. Pres që me kohë të adresohen të gjitha lëmitë kryesore dhe të krijohen kushte për konfirmim të vendimit për fillim të bisedimeve”, deklaroi Osmani në takim.
Siç kumtoi SÇE, zëvendëskryeministri Osmani iu referua progresit në implementimin e reformave të lëmive kyçe, posaçërisht pasi Kuvendi dha dritën e parë jeshile për ndryshimet kushtetuese.
“Kuvendi e dha dritën e parë jeshile për ndryshimet kushtetuese sipas marrëveshjes së Prespës, me çka, jo vetëm që u hap rruga për implementimin e detyrimeve nga Marrëveshja, por u krijuan kushte edhe për përshpejtimin e procesit të reformave të vendit sipas përfundimeve të Këshillit të Evropës nga qershori”, theksoi Osmani.
Ai gjatë kësaj e potencoi edhe progresin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, të cilat po përparojnë me tempo të përshpejtuar.
Osmani e informoi Hanin, theksohet, edhe për progresin në përgatitjen e strukturës së bisedimeve për fillim të bisedimeve. Sipas tij, në mënyrë aktive po punohet në përfshirjen si të sektorit qytetar, ashtu edhe të bashkësisë akademike në strukturën e bisedimeve, proces i cili, thotë, pritet që në mënyrë shtesë ta përforcojë profesionalizimin e bisedimeve dhe efikasitetin e shtetit.
Në kuadër të vizitës në Bruksel, Osmani mbajti edhe brifing joformal me përfaqësues të Grupit punues pranë Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku e shfaqi Planin 18, theksojnë nga SÇE.