Shkup, 1 nëntor – E kam privilegj që të jem udhëtari i parë në linjën e rivendosur midis Athinës dhe Shkupit e cila në mënyrën më të mirë e shënon përmirësimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve fqinje në nivel të partneritetit strategjik. Kjo do të sjellë një dobi praktike midis njerëzve si dhe në përmirësimin e biznesit dhe lidhjeve, që është qëllimi kryesor i të gjitha këtyre politikave për ngrohjen e marrëdhënieve, theksoi sonte nënkryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pas fluturimit të parë të linjës së rivendosur Shkup-Athinë.
Në aeroportin e Shkupit sot, pas 10 vitesh, sërish fluturoi aeroplani nga Athina për në Shkup.
Në pyetjen e gazetarëve se ku bazohet optimizmi i tij lidhur me marrëveshjen me Greqinë, ai u përgjigj se bazohet në faktin që për votimin e parë kanë qenë të nevojshme 10 ditë, ndërsa, siç tha, ne shfrytëzuam pesë ditë. Duke u bazuar tek kjo, theksoi Osmani dhe duke bërë një përllogaritje për variantin e mundshëm optimist nëse nuk shfrytëzohen që të gjitha ditët të cilat parashikohen sipas rregullores si maksimale, supozimi dhe varianti optimist është se është e mundur që procesi të përfundojë deri për Vitin e Ri.
“Ne hyjmë në ujëra normale të implementimit të marrëveshjes dhe presim që përkrahja të jetë edhe më e madhe, sepse barriera mentale lidhur me këtë marrëveshja është thyer dhe sa vjen dhe më në masë pranohet edhe Marrëveshja dhe vetë zgjidhja”, theksoi Osmani
Lidhur me pyetjen e gazetarëve nëse ka pasur bisedime lidhur me atë se si është gjendja në Greqi, Osmani theksoi se përshtypja e tij është se procesi në Greqi nuk është aspak i rrezikuar.
“Rivendosja e linjës ajrore është një argument serioz se sa Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar seriozisht në zhvillimin e qarkullimit ajror”, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski. Ai citoi se vendosja e linjës ajrore Shkup-Athinë do të ketë rëndësi të madhe edhe në sektorin e biznesit dhe për qytetarët e Maqedonisë dhe të Greqisë.
Drejtori i “Ejxhijan Erlajns”, Panos Nikolaidis deklaroi se është një nder i madh për të që sërish është vendosur linja ajrore Athinë -Shkup nga ana e kësaj kompanie.