Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pas takimeve në Komisionin evropian deklaroi se nuk dyshon në kushtetutshmëri9në e Ligjit për gjuhët dhe se Qeveria me vetëiniciativë do ta dërgojë në Komisionin e Venecies për kontrollim. Osmani në Bruksel pati takime me përfaqësues të lartë të KE-së në prag të raportit evropian i cili e vlerëson përparimin reformues të Maqedonisë dhe duhet të publikphet në prill. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Osmani konsideron se bllokimet nga ana e opozitës lidhur me Ligjin për gjuhët katë prapavijë politike.
“Ky ligj së pari është harmonizuar me VMRO-DPMNE-në para se të harmonizohet me LSDM-në. Fakti se japin 36.000 amandamente prej të cilave 30.000 janë për dënimet – nëse do të jetë një euro, dy eiro, deri 30.000 euro vetëm sa për t’i mbuluar amandamentet, është me qëllim të parandalimit fizik të ligjit, e jo për debat të argumentuar për ligjin. Ne nuk e sjellim këtë ligj brenda natës. Nëntë muaj debatuam në opinion lidhur me ligjin. Dy herë është miratuar nga ana e Kuvendit me shumicë prej 69 deputetësh”, tha zëvendëskryeministri.
Osmani deklaroi se nuk dyshon në kushtetutshmërinë e Ligjit, dhe se tashmë janë tërhequr dispozitat të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës në banknotat dhe uniformat në mbrojtje, në pajtim me mendimin e Komisionit të Venecies. Zëvendëskryeministri shtoi se kur do të miratohet Ligji, ai sërish do të dërgohet në Komision për mendim në tërësi, por edhe se secili ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës kushtetuese nëse dyshon në kushtetutshmërinë e ligjit. “Kjo histeri ka vetëm agjendë destruktive partiake në një moment historik për shtetin”, dekkaroi Osmani për MIA-n.
Osmani shtoi se “rruga e Maqedonisë deri në BE kalon përmes Ohrit” dhe se ligji për gjuhët del nga Marrëveshja kornizë e Ohrit. Duke folur për vërejtjet e Komisarit për të drejta të njeriut të Këshillit të Evropës, Nills Muzhnieks, për segregacion etnik në shkollat në Maqedoni, Osmani pohon se kjo çështje gjithashtu do të mund të zgjidhet sapo të sillet Ligji për gjuhët. “Në momentin kur do të lejohet korniza ligjore për përdorim të gjuhës, shqiptarët në mënyrë shumë më të relaksuar do ta mësojnë maqeonishten sepse nuk do të ndihen të rrezikuar se dikush po ua pengon të drejtën”, deklaroi zëvendëskryeministri Osmani.