Osmani: Kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kthyer në Kosovë, pas vizitave që pati jashtë vendit.

E para e vendit ka thënë se është kthyer në Kosovë me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë.

“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj “Facebook”.

Advertisements

Osmani ditëve të fundit qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pati takime me liderë të vendeve të ndryshme dhe personalitete të tjera.

Para Amerikës ajo ishte në Britani të Madhe për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II.