Shkup, 13 janar – Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të hapin dhe zgjerojnë pikëpamjet e tyre politike sipas shembullit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, njofton Koha.mk
Ai theksoi se suksesi i Maqedonisë dhe Greqisë për të mbyllur çështjet e pazgjidhura dhe suksesin e Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin gjatë dekadave është një nxitje dhe është një shembull i simbolit të optimizmit për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe duke mbyllur çështje të hapura kompromis, bisedë dhe qasje pozitive.
“Dua që këtë mesazh të inkurajimit ta dërgoj më së shumti te fqinjët tanë, Kosovë dhe Serbi. Edhe ata t’i hapin dhe zgjerojnë horizontet e tyre politike dhe të krijojnë mundësi për kompromis politik që do të jetë një sukses për të gjithë rajonin”, tha Osmani në pres-konferencën e së dielës për media.