Osmani konfirmon bashkëpunimin LSDM-BDI

Shkup, 18 shtator – Midis LSDM-së dhe BDI-së ekziston disponim për bashkëpunim në nivelin lokal, sepse ne kemi bashkëpunim edhe në shkallë shtetërore dhe bashkëpunimi i këtij koalicioni dëshirojmë që të vazhdojmë, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me zgjedhjet lokale në pres konferencën me kolegun e tij malazez Aleksandar Andreja Pejoviq. “Ky është një koalicion evropian që duhet ta orientojë shtetin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe mendoj se kjo është pozitive”, tha Osmani. Sipas tij, është e mundshme që të ketë edhe zgjidhje të tjera alternative, si koalicione të tjera, si për shembull VMRO-DPMNE me partitë e tjera shqiptare, kështu që, siç tha Osmani, partitë shqiptare do të kenë dy oferta, koalicionin e LSDM-së dhe BDI-së dhe të VMRO-DPMNE-së me partitë e tjera shqiptare. (koha.mk)