Shkup, 5 mars – Nënkryeministri Bujar Osmani duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, sot konfirmoi se ekziston iniciativë që Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të shndërrohet në ministri për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve.
“Pjesa ligjdhënëse e Marrëveshjes së Ohrit është plotësuar me miratimin e Ligjit për përdorimi e gjuhëve dhe tani fokusi duhet që të jetë në implementimin e vendimeve ligjore, në frymën e Marrëveshjes dhe në marrëveshjet e reja që i ka nënshkruar vendi, por edhe në marrëdhëniet midis komuniteteve”, tha Osmani pas takimit me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Sipas tij nuk do të ketë punësime të kuadrove të reja nëse Sekretariati për Marrëveshje të Ohrit shndërrohet në një ministri, por vetëm do të transferohen kuadrot e e deritanishme të cilat i ka në dispozicion.