Shkup, 6 nëntor 2018 (MIA) – Vazhdimi i përforcimit të bashkëpunimit në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe ASHAM-it, edhe atë në drejtim të riaktivizimit të Këshillit për Integrime Evropiane në kuadër të Akademisë, ishte qëllimi i takimit mes zëvendëskryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmanit dhe kryetarit të Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë, Taki Fitit.
“Duke pasur parasysh progresin në integrime evropiane, në veçanti fillimin e skriningut shpjegues, është e nevojës të aktivizojmë mekanizmin për identifikim, hartimin dhe përfshirjen e ekspertëve të ndryshëm dhe kapaciteteve profesionale që i përkasin skenës akademike, gjithashtu nga aspekti i përgatitjes për fillimin e negociatave, hartimin e të gjithë kapaciteteve shkencore dhe hulumtuese dhe ekspertëve individualë që janë në dispozicion në kapitujt dhe fushat e së drejtës së BE-së”, theksoi Osmani.
Osmani, siç njoftojnë nga SÇE-ja, informoi kryetarin e ASHAM-it edhe për progresin në përmbushjen e procesit reformues, duke theksuar gjithëpërfshirjen e imponuar që nga implementimi i Planit 3-6-9, ku edhe theksoi nevojën e përforcimit dhe thellimit të bashkëpunimit në fusha specifike të definuara edhe në Planin 18 – gjyqësori, administrata publike dhe sistemi i sigurisë.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi mes SÇE-së dhe ASHAM-it me doemos të vazhdojë dhe në përputhje me sfidat e integrimeve evropiane e njëjta të intensifikohet.