Shkup, 5 shtator – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar osmani deklaroi se pasdite do të realizojë takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, në të cilin ai do të japë shpjegim lidhur me dispozitat kontestuese të Ligjit për përdorimin e gjithave, derisa megjithatë ata, siç tha, do të vendosin nëse do të japin mendim për të gjitha dispozitat e Ligjit apo vetëm për dispozitat kontestuese që nuk janë vënë në Ligj.
“Kur e dakorduam Ligjin për gjuhët mbetën të kontestueshme dy dispozita – përdorimi i gjuhës në kartëmonedha dhe në uniformat e ushtrisë. Sepse kishte juristë në atë kohë të cilat na tregonin se ato mund të jenë kundërkushtetuese dhe eventualisht nesër mund të bien në Gjykatën Kushtetuese. Sepse kishte protagonistë të cilët konsideronin se se edhe ato duhet të jenë, atëherë dakordësuam se është më mirë një organ ndërkombëtar neutral, objektiv, ta thotë këtë”, tha sot Osmani gjatë vizitës në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
Përsëriti se ideja fillestare pse është dërguar në Komisionin e Venecias Ligji për përdorimin e gjuhëve, është që t’i shqyrtojë këto dy dispozita – për kartëmonedhat dhe për uniformat.
“Kur i dërgoni të dy dispozitat duhet ta dërgoni të gjithë tekstin për shkak të kontekstit, që të munden ata ta shqyrtojnë kontekstin. Ka interpretime të ndryshme nëse ata do ta shqyrtojnë të gjithë tekstin e ligjit, apo do të fokusohen në këtë dy dispozita, megjithatë unë do të shihem me ta pasdite dhe do ta blj këtë shpjegim para tyre dhe do të shohim çfarë do të vendosin ata – nëse do të shkojnë në shqyrtim dhe do të japin mendim për të gjitha dispozitat e ligjit apo në atë që për ne është më e rëndësishme, ndërsa këto janë dispozitat kontestuese të cilat nuk janë vënë në ligj, gjegjësisht ne me qëllim u tërhoqëm prej tyre, që mos rrezikojmë dikush ta kontestojë në Gjykatën Kushtetuese”, sqaroi Osmani.
Delegacioni i Komisionit të Venecias sot po qëndron në vend, ku do të takohet me anëtarët e grupeve të deputetëve dhe deputetët e komuniteteve më të vogla etnike lidhur me mendimin e kërkuar të Komisionit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Përfaqësues të Delegacionit të Komisionit të Venecias do të kenë takime me deputetë të grupeve të deputetëve të BDI-së, të LSDM-së, të VMRO-DPMNE-së dhe të grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Ata do të kenë takim të përbashkët me deputetët e partive politike të komuniteteve më të vogla etnike, si dhe takim të përbashkët me deputetët e Alternativës, Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa.