Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot u takua me ambasadoren austriake Renate Kobler, e cila e informoi për prioritetet në të cilat do të punojë Qeveria e re në periudhën e ardhshme lidhur me integrimin në BE. “Jam i bindur se në muajt e ardhshëm do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe të afërt në zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme lidhur me procesin e integrimit në BE”, ka theksuar zëvendëskryeministri Osmani, duke shtuar se Austria mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm dhe mbështetës i fuqishëm i politikës së zgjerimit dhe anëtarësimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Nga Kabineti i zëvendëskryeministrit informojnë se ai ka theksuar se mbetet përqendrimi në përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga Prioritetet urgjente reformuese dhe Marrëveshja e Përzhinos. Zëvendëskryeministri Osmani ka shfaqur shpresë se rezultatet e pritura do të arrihen përmes sigurimit të qasjes së qëndrueshme në zbatimin e aktiviteteve kyçe reformuese dhe në këtë mënyrë do të largohej nga kushtëzimi i rekomandimit nga raporti i fundit i KE-së për vendin. Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se na pret periudhë e punës intensive me qëllim që shteti më shpejtë të kthehet në rrugën drejt BE-së.