Shkup, 4 qershor – Maqedonia Veriore ka bërë hapa të mëdhenj drejtë qëllimit strategjikë. Vendi e tregoi vendosmërinë e tij ta avancojë agjendën reformuese të BE-së dhe ka rekomanduar rezultate konkrete dhe të qëndrueshme vlerësoi zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në Konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë në Shkup ,”Zgjerimi i BE-së në udhëkryq”.
Gjithçka që kemi fituar, gjithçka që kemi arritur, përfshirë edhe rekomandimin e sivjetmë të Komisionit për fillimin e negociatave, siç potencon Osmani, nuk është dhuratë, u desh ta meritojmë këtë fjalë në këtë Raport dhe të bindim shumë ekspertë nga Komisioni.
Zëvendëskryeministri vlerësoi se 2019 është vit kyç për BE-në, i matur me të gjitha parametrat, ndërsa kyç është, siç tha, për të gjithë ne, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Suksesi historik nga viti 2018 e ka përgatitur skenën për vitin 2019 më të suksesshëm. Me finalizimin e anëtarësimit në NATO dhe fillimin e negociatave inkuadruese dhe pas pothuajse 28 vjetëve pavarësi përfundimisht është mundësuar përmbushje e qëllimeve strategjike, ka thënë Osmani.
Ai vlerësoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian si proces i ndërtimit të paqes paraqet projekt të suksesshëm. Sfida tani, përmendi, është si të ecet përpara, në kushte të sfidave të reja ekonomike, teknologjike, demografike dhe të sigurisë në një kontekst të ndryshueshëm gjeopolitik.
BE-ja, tha Osmani, gjendet para sfidave të saj, ndërsa vetë rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian krijon perspektivë më të ndërlikuar politike. Procesi i emërimit të përbërjes së re të liderëve në të gjitha strukturat institucionale, vetëm sa ka filluar, me të gjitha paparashikueshmërit në të. Bregziti do të ketë ndikim të pashmangshëm, ndikim të madh, posaçërisht për shkak mungesës së marrëveshjes, ndërsa kjo do ta vështirësojë edhe perspektivën e re financiare.
“Qëndrimi i Komisionit lidhur me progresin e rajonit në procesin e integrimit, në mënyrë objektive e pasqyron atë që e kemi bërë dhe arritur. Vlerësimi i Komisionit është se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria e pranuan mundësinë dhe i arritën reformat. Mali i Zi dhe Serbia duhet të veprojnë me vendosmëri më të madhe t’i rrisin përpjekjet e tyre në fushat kritike. Bosnja e Hercegovina po ballafaqohen me sfida strukturore, ndërsa Kosova duhet të vendos fokusin politik në progresin drejtë rrugës evropiane. Për Komisioni Turqia mbetet partner kyç i BE-së në disa fusha nga interesi i ndërsjellë”, potencoi Osmani.
Pas konfliktit disa shekullor rajoni sërish është stabil dhe mbizotëron paqja, ndërsa detyra jonë, potencoi është të bëjmë paqja dhe stabiliteti të mbeten të qëndrueshëm. Integrimi përmes respektimit të diversiteteve e paraqet bazën për paqe të qëndrueshme dhe prosperitet. Pajtimi dhe ndërtimi i besimit janë parakushte për integrim të suksesshëm, ndërsa integrimi që siguron prosperitet ekonomik dhe garanci për zhvillim të qëndrueshëm.
Paraprakisht në konferencë fjalim pati edhe presidenti Stevo Pendarovski, i cili potencoi se nga BE-ja pret që sa më shpejtë ta caktojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësimin dhe se Unioni duhet të mbetet konsekuent pritjeve të larta që i ka krijuar te qytetarët.
“Nëse Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë u jepet datë për fillimin e negociatave për anëtarësim, ndërsa Bosnjës e Hercegovinës mendim pozitiv për kërkesën e parashtruar për anëtarësim, në vend të progresit thelbësor në rajon do të ketë dëshpërim. Lidhur me çështjet më të vështira ne e kemi bërë pjesën tonë, tani mbetet Këshilli Evropian ta bëjë pjesën e saj. T’ua japim qytetarëve tonë datën që e meritojnë për fillimin e negociatave inkuadruese. Çdo shtyrje shtesë e negociatave, do ta lëkund besueshmërinë e BE-së, do t’i demotivojë qytetarët, do ta ngadalësojë procesin reformues dhe negativisht do të ndikojë në tërë rajonin”, tha presidenti Pendarovski.