Shkup, 21 shkurt – Roli im sot ishte si dëshmitar, krahasuar në atë kohë si zëdhënës i BDI-së, të kontribuoj që ky proces gjyqësor thellësisht i ndjeshëm, i politizuar të zgjidhet dhe të jepet epilogu në të cilin do të kenë besim të gjitha palët e përfshira në proces, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane pas dëshmisë për rastin “Monstra”.
“Është shumë me rëndësi që ka përsëritje të procesit gjyqësor për rastin e quajtur ‘Monstra’. Kjo është me rëndësi sepse dukshëm gjykimi i parë, për shkak të ndjenjës së jotransparencës krijoi shumë dilema lidhur me epilogun e gjykimit që më pas kontribuoi në mosbesim ndaj vendimit të procesit, por edhe mosbesim në tërë procesin gjyqësor”, tha Osmani.
Përsëriti se është mirë të shihet një proces i përsëritur transparent në të cilin, siç tha, secila fjalë ndiqet naga opinioni, nga ana e faktorëve ndërkombëtarë dhe OSBE-ja, me qëllim që të sendërtohet besimi dhe ky proces, të depolitizohet dhe me të vërtetë të bëhet proces juridik – penal në të cilin në bazë të fakteve deh argumenteve do të sillet vendim, e më pas qytetarët do të kenë besim në atë vendim.
“Ishte shumë me rëndësi që procesi të përsëritet edhe njëherë, sepse qytetarët nuk besojnë. Është shumë me rëndësi qytetarët të kenë besim që partitë politike dhe qytetarët nuk do të përzihen në vendimin e gjykatës. Shikojini gjykimet në Tribunalin e Hagës, ku i tërë procesi shkon drejtpërdrejtë dhe nëpër televizione. Do të thotë jo vetëm këto deklarata këtu, por edhe prania atje,e dhe dëshmitë drejtpërdrejtë transmetohen sepse ata e dinë dhe e tërë bota e din se është shumë me rëndësi të fitohet besimi i qytetarëve në argumentimin, përkatësisht në fakte”, tha Osmani.
Ai shprehi kënaqësi sepse sot sheh shumë mediume që e ndjekin procesin sepse, siç tha, duhet të kthehet besimi për këtë proces, si dhe besimi në sistemin gjyqësor.
“Kjo është me rëndësi jo vetëm për këtë proces gjyqësor, por edhe për të gjithë të tjerët që në njëfarë mënyre krijuan imazh të keq për drejtësinë, përkatësisht dilema për drejtësi selektive në shtetin tonë, pa dallim nëse është rasti për Almirin e vogël, Sopotin, apo ndonjë rast tjetër”, tha osmani.