Shkup, 22 maj – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot u takua me drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Evropë, Pol Makarti dhe Drejtorin e Qendrës për Ndikim Global pranë IRI-it, Antonio Garastazu, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, përcjellë KOHA.
Siç kumtojnë nga SEÇ, në takim u hapën temat lidhur me mundësit për bashkëpunim mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe IRI-t, në kuadër të iniciativave dhe portfolios së aktiviteteve të institutit siç janë : qeverisja me qytetarët, lufta kundër korrupsionit, forcimin e legjislacionit, demarkacioni digjital, mediume të pavarura dhe qasje deri tek informacionet, pyetje lidhur me migracionin; fuqizimin e të rinjve, hulumtimin e aplikuar dhe të tjera.
Osmani ka falënderuar Makartin për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Instituti e siguron për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ambiciet e saja euro-atlantike si dhe për progresin e arritur demokratik.(koha.mk)
‘”Si vend kemi progres të madh në ndërtimin e kohezionit stabil në shoqëri,përparim në sigurinë stabile të planit ndëretnik, si dhe në përgjithësi, në ndërtimin e pjekurisë politike që rezultoi me progres të rëndësishëm demokratik’”,theksoi Osmani. (koha.mk)