Temat lidhur me integrimet evropiane të vendit dhe statusi i reformave të zbatuara nga aspekti i mundësive dhe potencialeve që i kanë në dispozicion për biznes në kuadër të tregut të vetëm evropian, si dhe përmirësim i zhvillimit të tyre në kontekst të stabilizimit të gjendjes politiko-ekonomike në vend në dy vitet e fundit, ishin tema të bisedës së sotme të zëvendëskryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani me Kryetaren e Asociacionit Evropian të Biznesit (AEB), Katerina Boshevska.
Në takim, informon SÇE, Osmani theksoi se integrimi evropian hapi mundësi të reja për zhvillimin e bizneseve.
“Integrimi i caktuar evropian i vendit kontribuon në përmirësimin e klimës së biznesit në vend me implementimin e standardeve evropiane dhe vlerave në punën e sektorit të biznesit, ku ka ndikim pozitiv edhe në avancimin e marrëdhënieve ekonomike me BE-në, duke siguruar përfitime të ndërsjella për bizneset”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani.
Nga ky aspekt, shtoi Osmani, roli i AEB në procesin euro- integrues pres që në mënyrë plotësuese të kontribuoj për përafrimin e praktikave të bizneseve të vendit tonë deri tek rrethi i biznesit evropian.
Osmani dhe Boshevska, diskutuan edhe për mundësinë për angazhim të drejtpërdrejtë të AEB në përmirësimin e pjesës të shfrytëzimit të fondeve të BE-së që janë në dispozicion për kompanitë vendase me qëllim të nxitjes së zhvillimit të sipërmarrjes, si dhe në përgjithësi bashkëpunim më të ngushtë të Asociacionit me Sekretariatin, dhe në përgjithësi me institucionet Qeveritare.(koha.mk)