Osmani-Hoxhaj: Kosova vend mik dhe partner i rëndësishëm ekonomik për Maqedoninë

Prishtinë, 3 tetor – Zëvendëskryeminisri i  Maqedonisë, Bujar Osmani, sot në konferencë të përbashkët  për shtyp në Prishtinë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi se Kosova është vend mik dhe partner i rëndësishëm ekonomik për Maqedoninë. Osmani në një pyetje të gazetarëve se pse nuk po lejohet importi i mishit nga Kosova, ka thënë se ka biseduar me ministrin përkatës rreth kësaj çështje dhe se do të gjendet një zgjidhje. Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hoxhaj, ka thënë se Kosova dhe Maqedonia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen dhe se Maqedonia mbetet partner i fuqishëm i Kosovës dhe se do të themelohet një komision i përbashkët që merret me tema të karakterit ekonomik e tregtar për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme rajonale. Hoxhaj, në konferencën për shtyp u është përgjigjur krerëve të Beogradit rreth deklaratave të fundit që kanë lidhur Kosovën me Kataloninë, duke thënë se nuk i marrin seriozisht qëndrimet e palës serbe, njofton Kosovapress.