Osmani u përqendrua edhe në sfidat të cilat na presin në vitin 2018 si vit historik i mundësive për mbylljen e çështjeve për BE-në dhe NATO.

“Kemi bazë të mirë të shpresojmë se në vitin 2018 do ta mbyllim çështjen për integrimin evropian, që do të thotë t’i hapim bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është sfida më e rëndësishme për vitin 2018, të cilën duhet ta presim të përgatitur si Sekretariat për Çështje Evropiane, dhe si sektor civil fokusi i së cilës janë integrimet evropiane, dhe në përgjithësi, si shoqëri që synon drejt vlerave evropiane”, tha ai.

Osmani shtoi se SÇE, si institucion i cili është përgjegjës për udhëheqjen me procesin e negociatave, ka për detyrë ta pres fillimin eventual të negociatave me ekip të përgatitur, strukturë dhe administratë që do të mund të sfidoj me negociatat.

Debati edukativ është nën organizimin e Shoqërisë qytetare për hulumtime, analiza dhe zhvillim të politikave publike “EUROTHINK” – Qendër për strategji evropiane” ku marrin pjesë përfaqësues të sektorit civil në Maqedoni.