Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani,në suaza të vizitës punuese në Republikën e Kroacisë pati takim me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit kroat, Domagoj Ivan Millosheviq.
“Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane e cila do të thotë siguri dhe stabilitet afatgjatë në të gjithë rajonin, që gjithsesi është interes jo vetëm i vendeve të Ballkanit, por edhe prioritet edhe i rajonit më të gjerë, dhe i të gjithë Evropës”, theksoi Osmani në takimin, duke theksuar në Maqedoninë e Veriut si partner stabil i Unionit në promovimin dhe zgjerimin e Idesë evropiane në Ballkan.
Sipas Osmanit, vendosëm pikësynimi në rajon për atë si ndërtohen kompromise, si dhe shtohet shansi i diplomacisë të radhitë suksese, por edhe si mbahet fokus i fortë ndaj agjendës reformuese, konform detyrimeve të marra drejt partnerëve evropianë. Ai për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union, shikon si renditje logjike e cila do të paraqesë sinjal të qartë edhe për vendet e tjera të rajonit, për mënyrën në të cilën realizohen perspektivat evropiane.
Bashkëbiseduesit kanë shfaqur kënaqësi nga bashkëpunimi i të dyja parlamenteve, duke ndërmarrë obligim për nismë që të intensifikohet ky bashkëpunim, në pajtim me marrëdhëniet miqësore midis të dyja vendeve.
Në suaza të vizitës punuese në Kroaci, Osmani paraprakisht ka realizuar takim edhe me Marija Pejçinoviq-Buriq, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane ku temë kryesore ishte mbështetja e Republikës së Kroacisë për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në prag të samiteve të qershorit në BE-.(koha.mk)