Osmani: Fillimi i negociatave me BE-në do t’i forcojë perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 19 qershor -Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, kishte takim me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajçak, informojnë nga SÇE-ja.

“Integrimi i Maqedonisë së Veriut, si dhe të vendeve të rajonit në BE, paraqet element të rëndësishëm për ndërtimin e një Unioni më stabil, më të sigurt dhe më prosperuese, dhe në këtë drejtim fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut paraqet shprehje të rëndësishme të perspektivave evropiane në të gjithë rajonin”, theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohje deri tek Ministri Lajçak për mbështetjen e fuqishme të Sllovakisë për integrimin evropian të vendit, në veçanti në aspektin e iniciativës së fundit të të disa vendeve- anëtare, mes të cilave edhe Sllovakia, përmes deklaratës së përbashkët publikisht ta demonstrojnë mbështetjen për integrimet evropiane të vendit dhe rajonit.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi edhe në mbështetjen e vazhdueshme bilaterale, politike dhe ekonomike nga ana e Sllovakisë, që në këtë periudhë ka rëndësi të veçantë për procesin euro- integrues, në realizimin e lëvizjes Evropiane të Maqedonisë së Veriut me mbështetje të USAID-it dhe ambasadës së Republikës së Sllovakisë.