Shkup, 1 qershor – Pas triumfit në Prilep kundër Pobedës 0-3, Qatip Osmani për herë të fundit e udhëhoqi skuadrën nga Xhepcishti. Pas ndeshjes ai e vërtetoi se do të marrë drejtimin e Shkëndijës dhe se qëllimi i tij është të luaj futboll të pëlqyeshëm sikur me Renovën, bën të ditur “sharri.info”.
“Këtyre ditëve do të merrem vesh për të gjitha detajet dhe do të nënshkruaj kontratë me Shkëndijën. Qëllimi im është që edhe në klubin e ri të luajmë futboll të bukur ashtu sikurse me Renovën që kemi luajtur viteve të fundit. Rastin do tua jap futbollistëve të rinj, ndonëse te Shkëndija nevojitet që me çdo kusht të fitohet”, tha Osmani.
Ai do të zëvendësoj Erhan Selimin, i cili ishte zgjidhje afatshkurte në bankinën e Shkëndijës pas largimit të Tomas Brdariçit.