Osmani: Edhe me metodologjinë e re hymë si favorit në procesin e integrimeve evropiane

0

Shkup, 10 shkurt – Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me rastin e publikimit të metodologjisë së re për negociata nga ana e Komisionit Evropian, sot kishte fjalën e tij para përfaqësuesve të Këshillit Nacional për Integrime Evropiane pran Kuvendit të Republikës së  Maqedonisë së Veriut.

“Kam përshtypjen pozitive, pas mossuksesit të BE-së në tetor për tu formuar konsensusi për fillimin e negociatave, punët u kahëzuan në drejtim pozitiv, me çka po kthehet kredibilieteti evropian në vend dhe rajon. Në metodologjinë e propozuar shohim si një hapërim pozitiv, bazë e mirë që mundëson vendeve të cilët japin reforma cilësore të marrin kënaqësinë dhe reverzibilitetin përkatës, për deri sa ekziston mungesë e dëshirës për reforma. Nëse sinqerisht presim procesi i negociatave të jetë proces i cili do të shënoj progres të prekshëm, afatgjatë dhe të qëndrueshëm të vendit, atëherë nuk duhet të na frikësojë, më pak jo si qytetar, sepse neve si politikan kjo do të thotë sfidë e madhe për të siguruar rezultate të dukshme me çka medoemos të mbahet procesi në drejtim pozitiv. Të jem i saktë Metodologjia është e mirë për qytetarët, ndërsa sfidë më serioze për politikanët – por, do të pajtohemi që është e mirë”, theksoi Osmani në fjalën e tij, duke i shpjeguar në vazhdim elementet e vetë metodologjisë, si dhe rëndësinë e tyre dhe pasojat nëpër procesin e integrimeve evropiane të vendit.

“Ndërsa në këtë proces nuk po hymë me zero, por me rezultate serioze të realizuara pas nesh. Si institucion kemi identifikuar me shumë se shtatëmijë e gjysmë akte nga legjislatura evropiane (Aquis) nga të cilat jo më pak se dymijë e katërqind, apo 31 për qind  tani më janë transponuar në legjislaturën tonë” theksoi Osmani, duke potencuar në shkallën e harmonizimit dhe sipas grupimit të parapara në metodologjinë e re.

“Për shembull në të parën, grupin më kryesor – ‘Fundamenti’, kemi harmonizim me legjislaturën evropiane deri më 34 për qind; deri sa për shembull në grupimi e tretë – konkurrenca dhe zhvillimi gjithëpërfshirës, si dhe në grupimin e katërt – agjenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme, harmonizimi tejkalon më shumë se gjysma dhe shkon nga 51 për qind deri në 56 për qind harmonizim të përshtatshëm”, theksoi Osmani, duke i shfaqur këto të dhëna në grafikone.

Në vazhdim, Osmani foli edhe për pritjet e periudhës që vijon, duke shprehur shpresën se vendet- anëtare do të kenë sukses ta adresojnë çështjen e fillimit të negociatave me vendin në Samitin në mars, me çka Samiti i majit në Zagreb, i përkushtuar për Ballkanin Perëndimor vërtet do të jetë pikë kthesë për gjithë rajonin. (koha.mk)

Comments are closed.