Osmani: E denoncova Ukajn për shkak të gjuhës banale dhe kërcënimit ndaj meje

61

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, që ishte pjesë e një incidenti me deputetin Xhavit Uka, teksa po debatohej në kuvend për rishikimin e buxhetit, ka konfirmuar lajmin se e ka denoncuar këtë të fundit në polici, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vjosa Osmani për mes rrjetit social Facebook.

Osmani ka thënë se për shkak të kërcënimit ndaj saj dhe gjuhës banale e ka bërë një hap të tillë duke e denoncuar në polici deputetin Uka.

Osmani përmes këtij statusi gjithashtu ka informuar se seanca e ndërprerë për shkak të incidentit, do të vazhdojë të hënën prej orës 14:00.

Comments are closed.