Shkup, 25 korrik – Komisioni Evropian njoftoi më 17 maj se Republika e Maqedonisë Veriore i ka përmbushur kriteret dhe i rekomandon Këshillit të miratojë datë për negociata, tha sot zëvendëskryeministri Bujar Osmani në konferencën për media me drejtorin e Rrugëve Shtetërore Zoran Kitanov , duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse vendi ynë i plotëson kriteret për fillimin e negociatave me BE-në, njofton Koha.mk
“Sot realizova takim me eurokomisarin Johanes Hahn dhe i tregova se motoja jonë në këtë periudhë pas qershorit ishte reforma – reforma deri në tetor. Ne nuk ndalemi edhe pse Komisioni ka vërtetuar se i kemi plotësuar të gjitha kushtet. Çështja që duhet të rrumbullaksohet deri në tetor është ligji për Prokurorinë Publike dhe këtu qëndrimet e të gjithëve janë të qarta. Si zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane dhe si përfaqësues i BDI-së, mund të them se postulatet tona themelore janë dy, ato janë se duhet të ketë prokurori gjegjësisht institucion që merret me korrupsionin e lartë dhe së dyti që duhet të vazhdohet me atë që është nisur nga nga Prokurorisë Speciale Publike” , tha Osmani.
Ai sqaroi se para tre ditëve në seancë të Qeverisë u miratua ligjin për Prokurorinë Publike dhe se ata, si BDI, e miratuan atë, siç tha ai, duke pasur parasysh se të dy postulat u respektuan. Osmani sqaroi se vetëm çështja e përdorimit të gjuhës dhe “Badinteri” për këtë ligj mbetën të hapura. Sipas tij, në mënyrë shtesë është lënë hapësirë të reagohet përmes amendamenteve ose të kthehet në Qeveri pastaj të ridërgohet në Kuvend që të zgjidhjet çështja e gjuhës në këtë ligj. (koha.mk)