Shkup, 3 prill – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani sot deklaroi se duhet të gjindet zgjidhje për Prokurorinë Speciale Publike sepse kjo është një prej shtyllave në luftën kundër korrupsionit, krahas Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), Prokurorisë, Entit shtetëror për revizion (ESHR) dhe Trupi koordinues për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës së punës në Entin shtetëror se formalisht mandati i PSP-së përfundon në muajin shtator, ndërsa ata dëshirojnë që ligji për prokurorinë publike të sillet në qershor, para publikimit të Raportit të KE-së që të mund t’u lehtësohet vendeve anëtare të BE-së vendimi për hapjen e negociatave.
“Nga dita e parë thash se duhet të punojmë në dy traektore, se zgjidhja më e mirë ideale do të ishte që të gjejmë konsensus të përgjithshëm sepse kjo do të reflektojë në kredibilitetin e institucionit, megjithatë edhe në mesazhin që e japim deri tek vendet anëtare se ne nuk dallohemi si parti politike nga cila do pjesë e spektrit lidhur me kthimin e qeverisjes së të drejtës. Duhet të shterojnë të gjitha mundësitë për arritjen e marrëveshjes. fakti se ka bisedime, se ka propozime, se ka propozime nga njëra dhe nga ana tjetër, ka pasur edhe rreth të katërt në të cilin sërish është hapur debat lidhur me çështjet konkrete. Kjo është mirë dhe duhet të mbahet kjo dinamikë në tentimin për gjetjen e zgjidhjes dhe paralelisht ne të bisedojmë me ata që e sjellin vendimin në fund”, tha Osmani.
Ai përkujtoi se ka dy parime të cilat janë të rënda për kompromis – autonomi të caktuar në funksionimin e një trupi antikorrupsion dhe përfundim të të gjitha indikacioneve nga materialet e përgjimit.
Sipas tij, lënia e punës në gjysmë nuk i bën shërbim askujt dhe ky proces duhet të përfundojë. Rreth këtyre dy parimeve të cilat, siç tha, janë më fikse, ka hapësirë të gjindet zgjidhje. (koha.mk)