Shkup, 30 korrik – Simbolik është fakti se VMRO-DPMNE dhe partitë e vogla shqiptare disi e kanë zyrtarizuar bashkëpunimin me çka doli në dritë dyfytyrësia e politikave të këtyre partive të vogla, të cilët krejt sulmin ndaj BDI-së në 10 vitet e fundit e kanë bazuar në faktin se është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, transmeton Koha.mk
Kjo ka qenë përgjigjja e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani në pyetjen e gazetarëve nëse koalicioni qeveritar e humb shumicën pas votimit të djeshëm në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe Besës.
“Qytetarët mund gjithçka t’ju falin, por nuk mund t’ju falin moskonsistencën dhe dyfytyrësinë dhe lojërat me besimin e tyre. Tani nëse 10 vite ndërtoni politika në bazë të bashkëpunimit që atëherë bazohej në vullnetin e qytetarëve të dy bashkësive etnike dhe tani pa asnjë turp atë e bëni në prag të momenteve të rëndësishme politike, flet më shumë për ta”, ka deklaruar sot në pres konferencë Osmani ku bashkë me zëvendësministrin për Pushtet Lokal, Dejan Pavllevski dhe Frek Janmat nga Delegacioni i BE-së në vend e promovuan thirrjen e parë për propozime të projekteve në kuadër të IPA2, Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë 2016-2020. (koha.mk)