Shkup, 18 dhjetor – Sot (e hënë), me fillim në ora 11:00 në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane (salla e konferencave), Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jin Lisjen do të nënshkruajnë Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe teknik, me të cilën Qeveria e Republikës Popullore Kinеze do të sigurojë grante Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Para ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes Zëvendëskryeministri Bujar Osmani do të jep deklarata për media.