Shkup, 16 shtator – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe koordinatorja e përhershme e KB-së dhe përfaqësuese e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Luiza Vinton do ta vizitojnë urën e re dhe digën në Shën Nikollë të cilat janë riparuar me mjete financiare nga BE-ja nëpërmjet programit për zvogëlimin e dëmeve nga përmbytjet, në realizim të UNDP-së.
Gjatë vizitës, Osmani dhe Vinton do të informojnë edhe për investimet tjera të UNDP-s në projektin për uljen e dëmeve nga përmbytjet, të cilat janë realizuar me ndihmën e mjeteve të IPA-s nga Bashkimi Evropian.