Shkup, 22 qershor – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani së bashku me zëvendës kryetarin e qytetit të Shkupit, Enver Maliqi, në kuadër të fushatës së Sekretariatit për Çështje Evropiane, për promovimin e vlerave evropiane – “Bashkë drejt yjeve”, sot kryesuan turrin “Shkupi në hartën e Evropës”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik si dhe mysafir të tjerë.
“Maqedonia e Veriut morri Raportin më pozitiv nga ana e Komisionit Evropian deri më tani, i cili ishte i pranuar në përgjithësi edhe nga ana e Këshillit Evropian, pa asnjë kusht plotësuese dhe rekomandime të reja, dhe për këtë arsye, jam i bindur se në kuadër të kohës së duhur – tetor të këtij viti, Këshilli do të konfirmon vendimin nga viti i kaluar, dhe do t’i fillojmë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani.
Sipas tij edhe ngjarja e sotme është pikërisht në këtë drejtim, t’ua tregojmë Shkupin miqve tanë nga Bashkimi Evropian, jo vetëm si qendër politike e cila në të ardhmen do të bëhet pjesë e Metropolit të Bashkimit Evropian, por edhe si qendër turistike, qytet me histori jashtëzakonisht të pasur, i cili në kuptimin e vërtetë do t’i sjell Unionit vlerë civilizuese dhe historike”- theksoi Osmani, duke e potencuar Çarshinë e vjetër të Shkupit, si simbol i diversitetit në tërë vendin, për karakterin e saj multietnik dhe multireligjioz, krenari e vërtetë e shkupjanëve, dhe i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Maliqi theksoi se për dallim nga turizmi tradicional, turizmi modern është një kërkim i vazhdueshëm për tregime të reja, interesante dhe origjinale.
“Vendi ynë mund të jetë i vogël, por pothuajse të gjithë ata që e vizituan, u larguan me tregime pesha e të cilave nuk mund të matet, por vetëm mund të përjetohet dhe më tej të tregohet. Çarshia e Shkupit është një vend impresionues i tillë, si dhe vendet e tjera nga periudha të ndryshme historike dhe kulturore, të cilat janë të numërta në Shkup”, – theksoi zëvendëskryetari i Komunës së Shkupit Enver Maliqi.
Ai shoi se turizmi me 10 për qind merr pjesë në prodhimin global bruto vendo r, ndërsa me pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, vendi edhe më shumë do ti prezantojë potencialet e mëdha në këtë sektor.
Shëtitja turistike filloi nga MQ-BE info qendra e SÇE-së në sheshin e qytetit, dhe vazhdoi në Çarshinë e vjetër të Shkupit ku udhëheqësi turistik profesional iu prezantoi lokacionet më të rëndësishme dhe bukuritë e qytetit: Urra e gurit, Sheshi “Nëna Terezë”, parku “Ibni Pajko”, Hamami i Daut Pashës, kisha “Shën Dimitria”, sheshi “Skënderbeu”, Çifte Hamam, Suli An dhe Xhamia Qose Kadia, ndërkaq shëtitja përfundoi me kafen tradicionale turke dhe çaj në lokalet e çarshisë.