“Lojtarët besoj se janë të vetëdijshëm për vlerën e kësaj ndeshje, nuk do të lejojmë gabime si në dy takimet paraprake që nga kushtuan disfata. Shpresoj se me angazhimin e të gjithëve të bëjmë një lojë dhe rezultat i cili do të na sjellë kualifikim në raundin e tretë në kuadër të kualifikimeve të Europa Ligë”, tha trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani
Fisnik NUHIU
Shkup, 30 korrik – Skuadra e Shkëndijës të martën me fillim prej ora 17:55 do të zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Dudelanzhit, në kuadër të eliminatorëve për Europa Ligë. “Kuqezinjtë” në takimin e parë të luajtur në Shkup pësuan disfatë me rezultatin 2:1. Ndërkaq, të martën do të kërkojnë që të përmirësojnë gabimet e takimit të parë, ndërsa të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani duhet që të shënojnë fitore me dy gola diference për të siguruar kalimin në raundin e tretë, ku për kundërshtar do të kishin njërën mes ekipit te Seltikut ose Nome Kalju. Këta të fundit arritën të eliminojnë Shkëndijës në xhiron e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Trajneri Qatip Osmani beson se ekipi i tij do të përmirëson gabimet nga dy ndeshjet e kaluara kualifikuese, dhe se të martën do të japin më të mirën në fushë për të marrë rezultatin që do ti mundësonte kualifikimin.
“E dimë që kemi rezultat negativ nga ndeshja e parë, kemi punuar gjatë gjithë javës për të përmirësuar nivelin e lojës, koncentrimin si dhe për të eliminuar gabimet që kemi bërë në ndeshjen e parë. Normal nuk do të jetë e lehtë, por ne besojmë se kemi cilësi jemi të përgatitur për ta bërë hapin e radhës dhe për të përmbysur negativen nga ndeshja e parë. Lojtarët besoj se janë të vetëdijshëm për vlerën e kësaj ndeshje, nuk do të lejojmë gabime si në dy takimet paraprake që nga kushtuan disfata. Shpresoj se me angazhimin e të gjithëve të bëjmë një lojë dhe rezultat i cili do të na sjellë kualifikim në raundin e tretë në kuadër të kualifikimeve të Europa Ligë”, tha për gazetën Koha, trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani.
Ndryshe, Agim Ibraimi thekson se 90 minutat e radhës do ti shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë, si dhe të shënojnë fitore me rezultat që do ti mundësonte Shkëndijës kalimin në fazën tjetër.
“Në ndeshjen e parë kemi treguar se jemi të aftë për të dominuar dhe për të krijuar raste kundër një rivali si Dudelanzh, me të cilët do të përballemi sërish të martën (sot). Fatkeqësisht shënuam vetëm një herë dhe më pas humbëm shumë raste që u ndëshkuan ne momentin që humbëm koncetrimin si në fazën e realizimit ashtu edhe në fazën e mbrojtjes. Por, për fat të mirë kemi edhe 90 minuta tjera të cilat duhet ti shfrytëzojmë për ti bërë gjërat më mirë se në ndeshjen e parë, të përmirësohemi në të gjitha aspektet si në organizim, defanzivë ashtu edhe në sulm. Besoj se mbrojtja do të kryej me sukses punën e vetë, gjithashtu edhe ne në sulm të shënojmë aq gola që do të jenë të mjaftueshëm për të na dërguar në raundin e radhës”, theksoi Agim Ibraimi.