Osmani dhe Dimitrov për vizitë pune në Francë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nesër do të qëndrojnë për vizitë pune në Republikën e Francës.

Gjatë takimit, siç është paralajmëruar do të bisedohet edhe për avancimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, si dhe për procesin e integrimit të vendit tonë në NATO.

Osmani dhe Dimitrov , siç njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane do të realizojë takim edhe me sekretaren shtetërore për Çështje Evropiane, Ameli Demonshalen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, si dhe me Kleman Bon, këshilltar për Evropë në Kabinetin e presidentit Emanuel Makron.

Vizita do të realizohet pas publikimit të fundit të Raportit të Komisionit Evropian dhe rekomandimit për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, në prag të mbledhjes së ardhshme të Këshillit të BE-së. (koha.mk)