Shkup, 20 gusht – Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot qëndrojnë për vizitë pune në Kopenhagë, Mbretëria e Danimarkës, në fokus të të cilëve është sjellja e vendimit për datë për fillim të negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian në tetor të këtij viti.
Në suaza të vizitës, siç është paralajmëruar, janë paraparë takime të ndara me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës, Jepe Kofod, me këshilltarin kryesor për çështje evropiane në Zyren e kryeministrit, VIbeke Pasternak Jorgensen, si dhe me bashkëbisedues të tjerë relevantë.
Gjatë takimeve, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, Osmani dhe Dimitrov do t’i cekin rëndësinë e sjelljes së vendimit për datë për fillim të negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian në tetor të këtij viti.
Hollësisht do të informojnë për arritjet në aktivitetet reformuese nga agjenda evropiane, për ngjarjet e brendshme politike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe për gjendjet në rajon, e njëherit do të këmbehen mendime edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, thuhet në kumtesë.