Shkup, 9 nëntor – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sot morën pjesë në lëshimin e shfrytëzimit të sallës sportive në shkollën fillore “Pero Nakov” në Kumanovë.
“Promovimi i sotëm i sallës sportive, simbolizon arsyen dhe qëllimin e vërtetë të politikës – krijon kushte më të mira për gjithë qytetarët e këtij vendi. Fakti që me këtë objekt përmirësojmë kushtet për të rinjtë, paraqet përfitim shtesë për të gjithë ne, dhe nxitje shtesë për punën tonë”, theksoi Osmani në fillimin e fjalës së tij.
Në vazhdim Osmani theksoi se objekti është pjesë e projektit të gjerë të ndërtimit të 145 sallave sportive, që financohen nga mjetet të siguruara me kredi nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës, kurse dokumentacioni projektues është përpunuar me mjetet të pakthyeshme të IPA fondeve.
“Sikur në shkollën Ismet Jashari në Likovë ose Jeronim Derada në Çerkez, të Kumanovës, është kënaqësi e vërtetë kur marr pjesë në ngjarje ku promovohen avancimi i kushteve për arsimim të qytetarëve, për sport, sepse ajo është mënyra më e mirë për të siguruar ardhmëri të suksesshme të rinjve këtu në vend”, theksoi Osmani, duke potencuar se vetëm këtë vit, tani më është hera e tretë me radhë që merr pjesë në hedhjen e gurrë themelit apo hapjen e objektit të ri arsimor në këtë rajon.
“Bashkimi Evropian, çdo vit në dispozicion vendos mbi 100 milion euro, mjete të pakthyeshme, të holla të obliguesve tatimor të vendeve – anëtare të Unionit, që këto mjete, në vend që në vendet e tyre, vendosën ti ndajnë për projekte me të cilat do të transformohet shoqëria jonë, me qëllim që ne më lehtë ti arrimë standardet e shoqërive të tyre” – theksoi Osmani, duke shtuar se me progresin në procesin e integrimeve evropiane, në veçanti me përgatitjet për fillimin e negociatave dhe vetë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këto mjete dhe aktivitete në mënyrë të dukshme do të rriten, që do të mundësojë kushte më të mira për investime dhe biznes, për zhvillimin ekonomik dhe më shumë vende pune; mjete që do të mundësojnë shëndetësi më cilësore dhe më qasës, arsim më të mirë dhe më cilësor dhe në përgjithësi shërbime më cilësore për vendin.
Ndërkohë ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, para të pranishmëve shprehu kënaqësinë që sot si ministër i arsimit dhe shkencës po e lëshon në përdorim këtë sallë duke kujtuar edhe periudhën e vendosjes së gur-themelit të saj deri sa ishte në detyrën e zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, duke shpresuar se nga kjo sallë të dalin sportistë të mëdhenj dhe të dalluar.
“Uroj që nga kjo sallë të dalin sportistë të mëdhenj dhe të dalluar; të shënojnë suksese të njëpasnjëshme dhe unë të jem dëshmitar i këtyre ngjarjeve, mbase atëherë kënaqësia për mua do të jetë edhe më e madhe, sepse pikërisht për ndërtimin e kësaj salle kam insistuar me ngulm dhe i kam intensifikuar aktivitetet që sa më shpejt të përfundojë ky objekt, që sot të vijë dita ta lëshojmë në përdorim”, deklaroi Ademi duke apeluar që nxënësit të kujdesen dhe ta mirëmbajnë këtë objekt sportiv.
Objekti është me efikasitet energjetik, me sipërfaqe prej 650 metra katrorë, i cili është i pajisur plotësisht me pajisje sportive dhe rekuizite për më shumë sporte, si: futboll, basketboll, volejboll, hendboll, pingpong dhe gjimnastikë. Gjithashtu, kjo sallë sporti posedon edhe dhoma zhveshjeje, dush-kabina, kabinete të posaçme për mësues, për rekuizita etj.