Athinë, 14 janar – Greqia mund të jetë aleatja më e mire e Maqedonisë së Veriut, mund të jemi mikja më e mire e Maqedonisë së Veriut, theksoi sot shefi I diplomacisë greke, Nikos Dendias në konferencën për shtyp në MPJ-në greke me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, I cili ndodhet zyrtarisht për vizitë në Athinë.
Pas takimit në Ministri, Osmani dhe Dendias nënshkruan memorandum për mirëkuptim në fushën e mbrojtjes civile, për edukimin diplomatik dhe memorandum për mirëkuptim mes “Invest North Macedonia” dhe “Enterprise Greece”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në konferencën e përbashkët për shty, e cila për shkak të masave për mbrojtje nga Kovid-19 u mbajt me numër të kufizuar të gazetarëve, Osmani dhe Dendias cekën se ekziston përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Greqia tashmë janë partnerë strategjikë.
Folën edhe për mbledhjen e dytë ndërqeveritare që duhet të mbahet në periudhën në vijim, varësisht nga rrjedha e pandemisë.
Shefi i diplomacisë greke tha se me nënshkrimin e memorandumeve, marrëdhëniet mes dy vendeve bënë hap përpara dhe u përqendruan në sferat në të cilat ka potencial të madh për bashkëpunim, siç janë energjetika, ekonomia, investimet.
Dendias paralelisht e shprehi mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të vendit tone, si dhe të rajonit dhe tha se kjo është me rëndësi për stabilitetin në rajon.
“Bashkimi Evropian ka për obligim ta mbajë në tryezë politikën e zgjerimit”, porositi Dendias dhe shtoi se nuk mund të lejojmë krijim të “vakuumit të destabilitetit në rajonin tone, që lehtë mund të plotësohet nga fuqi të tjera që nuk janë BE dhe mbështesin ekstremizëm”.
Dendias hollësisht u përqendrua në nevojën dhe domosdoshmërinë që Maqedonia e Veriut, plotësisht dhe me konsekuencë ta implementojë Marrëveshjen e Prespës, duke komentuar se nevojitet përparim më I madh.
Në takim u bë fjalë edhe për pandeminë, ndërsa Dendias tha se Greqia bën përpjekje për sigurimin e vaksinave edhe për Maqedoninë e Veriut, ndërsa ai personalisht do të vazhdojë me përpjekjet dhe shtoi se edhe kryeministri Micotakis është mjaft aktiv në atë kontekst.
“Është kënaqësi e vërtetë të fillohet vizitë të këtillë të suksesshme në Greqi, Qëllimet tona të sinqerta janë ta tejkalojmë pragun e fqinjësisë së mire, si narrative korrekt politik, dhe të vendosim bazë për ndërtimin e një miqësie më të thelë afatgjate mes dy vendeve, si shprehje më e lartë e suksesit të suksesit dhe diplomacisë”, theksoi Osmani.
Shefi I diplomacisë theksoi se mbështetja parimore e Greqisë, si fqinje e afërt dhe njëherit anëtare e BE-së, është posaçërisht me rëndësi për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, pa shtyrje.
“E vlerësojmë këtë mbështetje dhe e konsideroj si një nga inputet kyçe për krijimin ne miqësisë afatgjate mes dy vendeve. Në drejtim të njejtë dëshiroj ta theksoj edhe bashkëpunimin në suaza të NATO-s, përmes aranzhmanit mes dy shteteve për mbrojtje të hapësirës ajrore, që në masë të madhe kontribuon për avancimin e besimit mes dy vendeve në plan politik dhe të sigurisë”, tha Osmani.
Shprehi kënaqësi nga nënshkrimi I tre memorandumeve të rëndësishme për bashkëpunim, nga fusha e biznesit dhe ekonomisë.
“Çdoherë kam thënë se ekonominë dhe biznesin duhet t’i udhëheqin marrëdhëniet tona, obligimi ynë është përmes këtyre memorandumeve, përmes bashkëpunimit politik, t’i krijojmë të gjitha kushtet për avancim të mëtutjeshëm të këmbimit tregtar, këmbimit në fushën e turizmit, investimeve, si përfitimi më I rëndësishëm dhe sigurisht më I prekshëm për qytetarët”, tha Osmani.
Theksoi se para dy vendeve qëndrojnë projekte serioze infrastrukturore dhe energjetike. “Përmes ndërtimit të interkonektorit për përçim të gazit, ndërlidhje të vendeve përmes gazpërçuesit, ripërtëritjes së naftëpërçuesit ekzistues, pjesëmarrjes në ndërtimin e terminalit të gazit Aleksandropilis, ndërlidhjes hekurudhore, ndërlidhjes rrugore dhe gjithsesi hapjes së vendkalimeve të reja kufitare ‘Markova Noga’ – Lemos dhe Majden-Promahoi”, tha Osmani.
Ministri Osmani paraprakisht realizoi takim me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu, në fokus të të cilit ishin përparimi I marrëdhënieve bilateral pa Marrëveshjes së Prespës, gjendjes në rajon dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Vizitën njëditëshe të punës në Athinë, Osmani do ta përfundojë me takimin me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Micotakis.