Shkup, 1 qershor – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili njëherit është edhe zëdhënësi i BDI-së, sot deklaroi se çështjen për bisedat e përgjuara telefonike, në të cilat gjoja dëgjohen zërat e anëtarëve të lartë të partisë, duhet ta shqyrtojnë institucionet që duhet ta garantojnë komunikimin privat.
Osmani tha se në BDI kjo çështje nuk është biseduar dhe se nuk do të komentojnë biseda private.
Lidhur me ndërrimet e paralajmëruara të ministrave nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, ai tha se ka komunikim mes Zaevit dhe liderit të BDI-së Ali Ahmetit, siç tha, për përforcimin e kapaciteteve të Qeverisë në pjesën e ekonomisë.
“Fshesa nuk është parim, të cilin BDI-ja e përdor, por po kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministri Zaev bisedojnë për përforcimin e kapaciteteve të Qeverisë në vigjilje të hapjes së kapitullit të ri në fokus të Qeverisë, ndërsa kjo është ekonomia”, tha Osmani.
Gjithashtu ka pasur bisedime që të tejkalohen moskuptimet që dolën pas emërimit të Eroll Musliu për drejtor të Agjencisë për zbulim nga ana e presidentit Stevo Pendarovski.
“Ka komunikim që të gjejmë zgjidhje për këtë çështje”, tha Osmani.