Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, për MIA-n porositi se BDI-ja mbetet në qëndrimin se kompensimi për fëmijën e tretë është një masë e mirë.
Pasi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vlerësoi se janë të nevojshme ndryshime për këtë masë, në sipërfaqe dolën edhe dallimet midis partnerëve të koalicionit, BDI dhe LSDM, për këtë çështje.
Osmani vlerëson se është i nevojshëm debat publik, por se për BDI-në tani për tani nuk ka argumente bindëse se masa është e keqe.
“Në atë debat publik mendojmë se nuk janë analizuar tërësisht përfitimet nga një masë e tillë dhe se nuk është mirë të hiqet ai kompensim, sepse analizat tona tregojnë se përkundrazi ka rezultat nga një masë e tillë”, mendon kështu Osmani.
Ai bëri thirrje se çështja është e hapur që opinioni të debatojë, por se nuk ka arritur deri tek Qeveria.
“Nuk është ky ndonjë debat në Qeveri, sepse çështja nuk ka arritur deri tek Qeveria, kjo çështje është e hapur për debat publik me qëllim që pikërisht kjo të arrihet, partitë politike, shoqatat civile, qytetarët, ekspertët të thonë mendim dhe më pas ministria në bazë të këtyre mendimeve ta kompletojë propozimin. A do ta lëshojë deri tek Qeveria, ose jo”, deklaroi Osmani për MIA-n.
Rreth problemit me mosparaqitjen e zëvendëskryeministrit të obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, hazbi Lika, Osmani mendon se është puna e liderëve të partive politike për të vendosur nëse duhet të bëhet rikonstruim i Qeverisë ose ndryshime në zgjidhjet kuadrovike.
“Megjithatë, kryetarët e partive politike të cilët e përbëjnë koalicionin, kanë të drejtë të vlerësojnë për rezultatin e Qeverisë, të zgjidhjeve individuale kuadrovike ose të ofrojnë ndryshime të atyre zgjidhjeve kuadrovike , ne jemi ministra të propozuar nga këta liderë politik dhe e kryejmë punën tonë në harmonizim me ligjin dhe e realizojmë programin e Qeverisë. Ky vendim është i Zaevit dhe Ahmetit”.
Rreth hetimit të PSP-së i cili zhvillohet kundër tij, zëvendëskryeministri mendon se për qeverisjen e të drejtës janë të nevojshme dy elemente: të mos ketë mosndëshkim dhe të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe se asnjëri prej këtyre elementeve nuk guxon të prishet. Ai kërkon “normalitet” në proces dhe mendon se nëse konfirmohen faktet “atëherë do të vijë çështja për monitorim dhe kredibilitet të ligjshëm”.
“Enti shtetëror për revizion bën hetime në bazë ditore, ato janë revizione të të gjitha nënshkrimeve që i vendosin ministrat dhe ky është proces normal, askush nuk ka dhënë dorëheqje sepse Enti shtetëror për revizion gjen vërejtje, të njëjtën duhet ta vendosim si parim tek ne: të ketë hetime në bazë ditore për secilin, madje edhe në opinion kemi spekulime për ministra, drejtorë, keqpërdorime të mundshme. Hetime duhet të fillojnë sot, për të gjithë, sepse jemi të barabartë para ligjeve”, tha Osmani.