Osmani: BDI-ja në takimin e liderëve do ta hapë çështjen e vetingut

Shkup, 16 korrik – Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në qëndrimin se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë nga institucion i cili do të fokusohet në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë në politikë. Kjo është kërkesë e Bashkimit Evropian, kjo është kërkesë e qytetarëve, dhe me këtë qëndrim do të prezantohemi në takimin e liderëve.

Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, pas përfundimit të panel diskutimit “Perspektivat kombëtare në fund të kryesimit rumun dhe në pritje të kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së”. që u mbajt sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“BDI-ja do të kërkojë të fillojë të realizohet nisma për veting. Mendojmë se kjo është e nevojshme nëse duam kthimin e besimit në institucionet nga ana e qytetarëve, por edhe nga ana e institucioneve të BE-së dhe do të kërkojë të përmbushen të gjitha çështjet që do të na e hapin rrugën për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Unionin”, tha Osmani.

Lidhur me rastin e sapohapur të Prokurorisë Publike “reket”, Osmani, duke folur në emër të partisë, tha se BDI është e zhgënjyer nga ajo që ndodhi dje.

“BDI-ja është armiku më i madh i drejtësisë selektive dhe nëse i ndiqni fjalimet e liderit Ali Ahmeti do të shihni se në çdo fjalim drejtësia selektive është si kancer i shoqërisë, sepse BDI-ja e propozoi ligjin për veting edhe në politikë dhe në gjyqësi, dhe te të gjithë bartësit e funksioneve publike”, tha Osmani.

Shtoi se institucionet duhet të hetojnë saktë çfarë ka ndodhur, cila është prapavija, dhe cilat kanë qenë pasojat, duke theksuar se BDI-ja mbetet në qëndrimin se vendi ka nevojë nga institucioni i cili do të fokusohet në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë në politikë.