Shkup, 25 janar – BDI-ja mbetet në qëndrimin se Maqedonia duhet të ketë kandidat konsensual presidencial dhe se zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të shtetit, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, informon gazeta KOHA.
“Parimisht kemi marrëveshje preliminare me LSDM-në se në këto zgjedhje do të dalim me kandidat të përbashkët. Kemi biseduar edhe për emra të caktuar, për të cilën spekulohet në opinion, megjithatë nuk kemi marrëveshje deri më tani në lidhje me atë se kush do të jetë kandidati. Presim që të bisedojmë edhe për emra konkret, megjithatë BDI mbetet në qëndrimin se Maqedonia duhet të ketë president konsensual”, tha Osmani.
Ai theksoi se këtë ide e përfaqësojnë nga viti 2014, i përmbahen asaj edhe sot dhe do të vazhdojnë ta përfaqësojnë edhe në mandatet e ardhshme nëse nuk arrijnë sukses tani.
Lidhur me ndryshimet e parakohshme parlamentare, Osmani theksoi se interesi partiak është që të ketë zgjedhje parlamentare sot-nesër, sepse deri më tani nuk kanë pasur mundësi të këtillë për fitore të përgjithshme sikur deri më tani, por se kjo nuk është interes shtetëror, por përfundim i procesit për fillimin e negociatave inkuadruese.
“Prioritet është që ta përfundojmë procesin për fillim të bisedimeve me BE-në. Me zgjedhje të parakohshme konsiderojmë se me koshiencë do ta komprometojmë këtë proces. Parimisht jemi kundër zgjedhjeve, megjithatë nëse LSDM-ja sot vendos se janë për zgjedhje parlamentare ne nuk do të jemi kundër. Por japim mesazh deri te të gjitha partitë politike se tani është koha për fokus në agjendën reformuese dhe fillim të bisedimeve këtë vit”, nënvizoi Osmani në pyetjen e gazetarëve pas seminarit të SÇE dhe Ambasadës franceze për përgatitje të administratës për negociata inkuadruese.
I pyetur lidhur me atë se kush janë kandidatët e pranueshëm për BDI-së, osmani tha se është herët që të bisedohet për atë, duke nënvizuar qëndrimin partiak se konsiderojnë se kandidati duhet t’i tejkalojë linjat etnike dhe partiake, por nëse ka kandidat të mirë edhe në kuadër të partive, ne jemi të gatshëm të bisedojmë.
“Mendoj se është herët të bisedojmë për emra, sepse e komprometojmë procesin, qytetarët ta thonë fillimisht mendimin e tyre në anketime të ndryshme”, tha Osmani, i pyetur nëse Shekerinska dhe Spasovski janë kandidatë të pranueshëm për BDI-në.
Lidhur me atë sa është mirë që Maqedonia ta shkojë në zgjedhje të parakohshme kur pritet që Bashkimi Evropian të marrë vendim për fillim të bisedimeve dhe nëse kjo do të ndikojë në agjendën evropiane, ambasadori francez Timonie thotë se kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë.