Shkup, 27 shkurt – Kjo “aleancë” e njohur midis tyre ose kjo shkrirje e Besës në LSDM është në dëm të interesave shqiptare, pasi defaktorizohet rëndësia e votave shqiptare, theksoi, sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Sipas tij, me atë aleancë defaktorizohet rëndësia e votave shqiptare, por para së gjithash, roli i Marrëveshjes së Ohrit dhe mekanizmi i Badenterit për mbrojtjen e interesave shqiptare.
“Ne sot jemi të dëshpëruar për shkak të faktit që ata sot nuk arritën unifikimin e tyre për shkak interesave të vogla personale dhe grupore dhe vendimeve të tyre që akoma më shumë t’i defaktorizojnë interesat shqiptare”, tha Osmani në konferencën për shtyp pas zyrtarizimit të sotëm të koalicionit të Lëvizjes Besa me LSDM-në.