Shkup, 29 nëntor – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani shprehu sot pritje për fokus të plotë të administratës në implementimin e reformave nga Plani 3-6-9.
Ai këtë e theksoi para pjesëmarrësve në takimin e 37-të të Komitetit të punës për integrim evropian.
Tema kryesore e takimit ishte realizimi i detyrimeve nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) si dhe puna e Komitetit të Punës për Integrime Evropiane (KPIE) dhe aktivitetet lidhur me implementimin e Planit 3-6-9+.
“Planin 3-6-9 e kurorëzuam me mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe të besueshme, që ishte një ndër qëllimet kryesore të Planit”, theksoi Osmani, duke shtuar se konfirmim për këtë janë raportet e gjitha institucioneve relevante të cilët ndoqën procesin zgjedhor, mes të cilave gjithsesi është edhe OSBE/ODHIR.
Fillimisht zëvendëskryeministri Osmani shprehu kënaqësi nga implementimi i pjesës së parë të Planit, pjesën tre, për të cilën, siç theksoi Osmani, ka përmbushje të kënaqshme nga më shumë se 80% nga masat dhe aktivitetet e parapara.
Osmani theksoi përgjegjësinë e rolit të anëtarëve të Komitetit të punës për fokusin e reformave të propozuara duke potencuar se koha është faktor, dhe nga këtu, nga aspekti i dimensionit kohor, pozitat dhe aspiratat, periudha nga dhjetori deri ne janar vitin e ardhshëm është vendimtare, periudhë ku publiku vendor dhe KE presin progres të dukshëm në reformat në fushat kyçe.
Në takim, Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se këto mbledhje të rregullta të KPIE-së do të ngrihen në nivel të kuptimit të tij dhe gjithsesi dukshmërisë dhe rëndësisë, ndërkaq nga Sekretarët shtetëror pret pjesëmarrje aktive në implementimin e Planit 3-6-9+, në përshpejtimin e dinamikës së procesit të euro-integrimeve si dhe llogaridhënies së rregullt si anëtarë dhe pjesëmarrës në punën e KPIE-së.
“Suksesi në implementimin e reformave gjatë këtyre gjashtë javëve do të definojë agjendën edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, çka, sërish, paraqet periudhë historike për arritjen e një hapi të rëndësishëm në mbylljen e çështjes së BE-s dhe NATO-s”, deklaroi Osmani.