OSHEE: Problemet me energjinë, pavarësisht masave, grupe pune në terren për çdo rajon

11

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar punimet që po kryhen në terren, në zona të ndryshme  të vendit, përpos gjendjes së krijuar, si pasojë e “shpërthimit” të COVID – 19.

“Në zbatim të planit të masave, pavarësisht situatës së krijuar, OSHEE ka ngritur grupet e punës në çdo rajon” shkruhet në njoftimin e bërë.

Sipas OSHEE, këtë të enjte është punuar në disa zona të Tiranës, në fiderë që prekin përkatësisht zonën e “Kopshtit Botanik”, një pjesë të “Misto Mames”, rrugën “4 Dëshmorët”, “Thanas Ziko”,  “Siri Kodra” dhe “Ferit Xhajko”.

OSHEE shprehet se ndërhyrjet po bëhen kryesisht në nyjet kritike, për të ndërhyrë sa më shpejt në zonat e defekteve.

Comments are closed.