“The Independent” shkruan se klubi e mbështet Mourinhon më shumë se kurrë më parë. Portugezi vetëm sa ka rinovuar kontratën me “Djajtë e Kuq” dhe Pogba duhet të pajtohet me këtë ose të largohet. Distanca mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogbas po bëhet gjithnjë e më e madhe. Ata e kanë humbur besimin te njëri-tjetri. Pogba madje është i gatshëm edhe të largohet nga “Old Trafford” nëse trajneri portugez nuk ndërron qasje.
Pogba është dëshpëruar edhe nga klubi që i besojnë 100% ish trajnerit të Interit, Chelseat e Real Madridit dhe e kanë paralajmëruar mesfushorin francez: ose je me Mourinhon ose jashtë – raporton “The Independent”. Rinovimi i kontratës së Mourinho deri më 2020 ishte sinjal i qartë për Pogban se Man United i beson portugezit. Situata është e komplikuar pasi Mourinho disa ndeshje e ka lënë jashtë, por edhe në stol francezin që u ble nga Juventusi për 125 milionë euro, 20 prej tyre bonuse.
Para transferimit në Man United, për Pogban interesoheshin edhe Barcelona dhe Real Madridi. Spekulimet për një largim të mundshëm i ka shtuar edhe më shumë agjenti i lojtarit, Mino Raiola, pas situatës së krijuar mes Pogbas e Mourinhos. “Pogba në Madrid? Kurrë mos thuaj kurrë…”, ishte shprehur Raiola.