Braziliani Oscar ka pranuar se synimi i tij është kthimi te Chelsea, ekip ku dëshiron ta mbyllë karrierën. Ai ka pranuar se te Chelsea është ndier mirë dhe për këtë arsye ka në mendje të ribashkohet me ekipin nga Londra në një të ardhme të afërt.
Oscar ka luajtur katër sezone te Chelsea duke regjistruar 203 paraqitje në të gjitha garat dhe ka fituar dy tituj kampioni në Premier League.
Ai në janar të vitit 2017 u largua nga Chelsea për t’u transferuar në Kinë te Shanghai SIPG për 60 milionë euro dhe me skuadrën aziatike ka kontratë deri në fund të vitit 2024.
“Synimi im është të kthehem te Chelsea ta përfundoj karrierën pasi aty kam përjetuar momente të mira. Chelsea ka më ndihmuar shumë dhe më ka ngritur si lojtar. Kështu që, unë e shoh veten në futbollin evropian së shpejti”, ka thënë Oscar 29-vjeçar.