Chelsea ka konfirmuar se Oscar po largohet nga klubi për 60 milionë £, me Shanghai SIPG që ka rënë dakord me të gjitha kushtet. 25-vjeçari ka qenë “i ngrirë” nga ekipi i parë i “Blues” nën drejtimin e Antonio Conte dhe ka lëvizur përfundimisht drejt një stacioni të ri. Oscar fitoi titullin e Premier League nën drejtimin e Jose Mourinhos, në 2014-2015, si dhe “Europa League”, në sezonin 2012-2013, gjatë 4 viteve e gjysmë të tij në “Stamford Bridge”. Në një deklaratë, klubi londinez ka thënë: “Chelsea dhe Shanghai SIPG kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Oskar. 25-vjeçari do të bashkohet me ekipin kinez në fillim të afatit kalimtar të janarit. Ai ka qenë një lojtar i Chelsea për katër vite e gjysmë, duke na ndihmuar të fitojmë Premier League, “League Cup” dhe “Europa League”. Gjatë kohës së tij si lojtar i “Blues”, braziliani ka shënuar 38 gola në 203 paraqitje me Chelsea”.
Oscar lë Chelsean për Shanghai SIPG
Leave a comment