Shkup, 27 gusht – Kemi mandat ta vlerësojmë dhe ta monitorojmë procesin e referendumit, e jo të përzihemi në të, deklaroi Jan Peteren, shef i delegacionit monitorius të misionit të OSBE-ODIHR-it, njofton Koha.
“Roli ynë është ta monitorojmë procesin e jo të përzihemi dhe të japin komente të tilla, ne jemi të paanshëm” tha ai.
Sipas shefit të komisionit vëzhgues, ata janë të interesuar për procesin gjithpërfshirës dhe jo vetëm për rezultatin. Ai tha se pjesa më e madhe e ekipit ka arritur në Shkup dje dhe se sot e kanë ditën e parë të punës. Gjithshtu shtoi se nuk kanë ardhur në vend me agjendë konkrete, por se janë ftuar nga qeveria.
Petersen tha se për 6 deri 8 javë pas referendumit do të japin raport me rekomandime.
Ai tha se ekpi kyç është me 13 ekspertë nga dhjetë vende, duke shtuar se roli i tyre është ta ndjekin gjithë procesin, udhëheqjen e fushatës, financimin e saj dhe mbulimin medial. Në fund ai tha se misioni OSBE ODIHR është krejtsisht e pavarur nga misioni i OSBE në Shkup.