Shkup, 7 prill – Misioni i OSBE-ODIHR e publikoi raportin periodik për zgjedhjet presidenciale. Në raport janë përfshirë periudha nga 11 marsi deri më 2 prill dhe e përmban vëzhgimin e OSBE/ODIHR për zhvillimin e deritanishëm të fushatës zgjedhore, njofton Koha.
“Para se kandidatët të regjistroheshin zyrtarisht më 21 mars, ata ishin të përfshirë në aktivitete të fushatës, si mbajtja e takimeve me qytetarë, të përmasave më të vogla, në të gjithë vendin dhe dhënien e intervistave në media. Siç parashikon ligji, kandidatët e ndaluan fushatën pas regjistrimit të tyre formal, megjithëse partitë politike vazhduan t’i prezantojnë në programet e tyre, kritikojnë rivalët e tyre dhe mbështesin kandidatët presidencialë pas të cilëve qëndruan”, thuhet në raport.
Misioni i OSBE/ODIHR potencon e në përgjithësi gratë nuk janë mjaft të përfaqësuara në jetën publike, por të drejtat e grave dhe barazia gjinore nuk janë shfaqur ende si çështje të pazgjidhura në fushatë. Potencohet se edhe Gordana Siljanovska Davkova është përballur me stereotipa negative gjinore në mediat sociale, për shembull komentet mbi paraqitjen e saj.
Raporti gjithashtu përmban edhe vërejtje dhe rekomandime në lidhje me kufizimet e të drejtës për t’u zgjedhur, mohimin e të drejtës së votës bazuar në heqjen aftësisë punës, raportet periodike mbi financimin e fushatës dhe kufizimet ligjore në cilësinë e parashtruesit të ankesës.
OSBE/ODIHR do t’i mbulojë zgjedhjet presidenciale me gjithsej 279 vëzhgues.
Misioni vëzhgues përbëhet nga një ekip prej 11 ekspertësh me seli në Shkup dhe 18 vëzhgues afatgjatë që do të sistemohen në nëntë ekipe në mbarë vendin nga 20 marsi.
ODIHR gjithashtu do t’u kërkojë shteteve anëtare të OSBE-së që të sigurojnë 250 vëzhgues afatshkurtër të cilët do të vijnë disa ditë përpara zgjedhjeve. Linku i raportit të Misionit të OSBE/ODIHR LINK . (koha.mk)