OSBE/ODIHR/APKE: Zgjedhje mirë të organizuara, me ditë zgjedhore të qetë dhe transparente

Shkup, 22 prill – Zgjedhjet e djeshme presidenciale ishin të organizuara mirë, ndërsa votuesit lirisht mundeshin të bëjnë zgjedhje të informuar midis kandidatëve. Zgjedhjet u zbatuan mirë. Liritë fundamentale të tubimit dhe shprehjes ishin respektuar, ndërsa dita e zgjedhjeve ishte e qetë, dhe transparente, raporton Koha.

Këto janë konkluzionet e vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). Ata, megjithatë, pajtohen se ende ka shumë nevojë për reforma në Kodin Zgjedhor.

“Këto zgjedhje në përgjithësi të qeta të organizuara mirë  kanë treguar se mund të gjendjet vullnet të mirë politik për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike”, tha Serin Moburn, koordinatore speciale dhe shefe e misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së.

Ajo theksoi se kjo qasje konstruktive duhet të ruhet edhe në raundin e dytë, si dhe në të ardhmen dhe nënvizoi se do të investohet punë e vërtetë për miratimin e legjislacionit zgjedhor koherent dhe përfundimisht të zgjidhen sfidat afatgjata.

Ajo theksoi se nga monitorimi i tyre  vjen deri në përfundim se servisi radiodifuziv publik  ka siguruar informacion i paanshëm që votuesve u është dhënë mundësi për zgjedhje të informuar.

Mari-Kristin Dalo, shefe e delegacionit të AOKE-s, u pajtua se zgjedhjet ishin të organizuara mirë dhe se votuesit të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhje mundshin lirisht të bëjnë zgjedhjen e tyre. Ajo, megjithatë, shfaqi keqardhje që jehona ishte e ulët për  zgjedhjet presidenciale.

“Funksionim i pjekur  i sistemit politik dhe reforma në legjislacioni zgjedhor sërish do t’uinteresojë qytetarëve dhe do të sigurojë pjesëmarrje të tyre aktive në zgjedhjet për shef të shtetit. APKE dhe Komisioni i Venecias janë të gatshëm t’u ndihmojnë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave”, tha Dalo.

Ajo nënvizoi se përfaqësuesit shtetërorë  kanë qenë të kujdesshëm ta ruajnë ndarjen midis nëpunësve dhe aktiviteteve politike dhe të shmangin shfrytëzimin e resurseve shtetërore në fushatë.

Shefi i AP të OSBE-së Tajn Hpëd Lopatka tha se të gjithë tre kandidatët janë angazhuar  për integrim të mëtejshëm evropian dhe se në fushatë është debatuar për probleme thelbësore me debate për vizionet e tyre për të ardhme  e vendit.

Ai e vlerësoi si progres të rëndësishëm atë që përfaqësuesit shtetërorë nuk i kanë përzier aktivitete politike dhe zyrtare. Sipas tij, transparenca dhe efikasiteti i KSHZ-së ishte vështirësuar nga mosfunksionimi teknik i sistemeve të tyre të informacionit  që ka shkaktuar dyshim për sigurinë e  teknologjisë informatike.

Shefja e OSBE/ODIHR Korin Jonker u pajtua me kolegët e saj se zgjedhjet ishin zbatuar mirë dhe theksoi se sa shumë të arrihet nëse ekziston vullnet politik.

“Raportim të pamjaftueshëm të balancuar për mjetet e shpenzuara nga ana e kandidatëve, rregullimi i aktiviteteve  për fushatën e personave të tretë  dhe raportimi nga ana e partive politike të cilat i kanë mbështetur kandidatët e ka ulur transparencën e financimit të fushatës dhe efikasitetin e mbikëqyrjes”, tha Jonker.

Ajo theksoi se Entit Shtetëror i Revizionit nga dy raporte për financimin e fushatave ka publikuar vetëm një në faqen e tij të internetit dhe konsideron se ESHR-së duhet t’i rriten kompetencat me qëllim që të mundet të hulumtojë në këtë drejtim që të ketë  financim transparent dhe llogaridhënës të fushatave.

Vëzhguesit ndërkombëtarë u  kanë bërë thirrje votuesve të dalin në raundin e dytë me qëllim që të kontribuojnë në vendimet për të ardhmen e vendit.

Misioni ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve përbëhet prej 240 vëzhguesve nga 38 vende, mes tyre edhe 189 vëzhgues afatshkurtër të angazhuar nga ODIHR, 39 parlamentarë dhe personel tjetër nga AP të OSBE-së dhe 12 nga APKE. (koha.mk)