Kiev, 29 korrik – Ditët e fundit janë regjistruar më shumë se 100 shkelje të armëpushimit në lindje të Ukrainës, sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
OSBE theksoi që armëpushimi ishte shkelur në Donjeck dhe rajonin fqinj Lugansk.
“111-të shkelje të armëpushimit janë regjistruar në Donjeck, përfshirë dhe 21 shpërthime”, thuhet në kumtesën e OSBE-së.
Grupet separatiste ushtarake dhe pro-ruse të Ukrainës kanë fajësuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit, e cila hyri në fuqi në mesnatën e së hënës.
Gjatë konfliktit gjashtë vjeçar në Lindjen e Ukrainës, pati më shumë se 20 armëpushime, por asnjëri nuk pati sukses. Më shumë se 13.000 njerëz janë vrarë në konflikt, gjithnjë sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.