Kopenhagë, 18 janar – Asambleja parlamentare e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) sot e dënoi arrestimin e liderit opozitar rus Aleksej Navalni.
Personat zyrtarë nga Komitetit për asamblenë parlamentare të OSBE-së për demokraci, të drejta të njeriut dhe punë humanitare në një deklaratë të përbashkët theksojnë se Navalni, pasi mbijetoi tentim për atentat dhe arrestime të shumta të motivuara politike në Rusi, fatkeqësisht edhe më tej është ekspozuar në probleme dhe tani përballet me dënim prej 13 vjet burg.
“Arrestimi i Navalnit pas kthimit të tij nga Berlini në Moskë është i papranueshëm. Disidentët politikë në çdo qeveri anëtare të OSBE-së duhet të kenë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre. U bëjmë thirrje autoriteteve (ruse) që t’i respektojnë detyrimet e tyre në kuadër të OSBE-së dhe Konventës evropiane për të drejtat e njeriut dhe t’i japin fund ndjekjes së motivuar politikisht. Për programin politik të Navalnit duhet të votojnë votuesit, e jo prokurorët” theksohet në kumtesën e përfaqësuesit zyrtar të OSBE-së.