Tiranë, 16 prill – Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Boshard, vlerëson se është i paarsyeshëm vazhdimi i krizës politike në Shqipëri, përcjellë gazeta KOHA.
Pas takimit me studentët e Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër, ai tha se kriza politike është në dëm të Shqipërisë dhe dërgoi apel deri te pozita dhe opozita për dialog.
“Po tentojmë që në çfarëdo mënyrë të ketë bisedime. Dëshirojmë që të gjithë faktorët politikë të marrin pjesë në zgjedhjet. Është e pamundur që ta shoh të ardhmen për atë se çka do të bëhet në Shqipëri. Të gjitha partitë kanë përfaqësues në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe i pranojnë zgjedhjet në vitin 2017”, theksoi Boshard.
Ai e përsëriti qëndrimin se dorëheqja e opozitës shqiptare nga mandatet e deputetëve është akt pa precedent dhe shembulli i keq për rajonin. Boshard shtoi se plotësimi i një pjese të vendeve të deputetëve në shtëpinë ligjvënëse shqiptare, prej të cilave hoqi dorë nga opozita, me kandidatë të cilët janë më poshtë në fletëvotimet, është legjitim.
Boshard në takim dërgoi apel deri te studentët që të jenë më aktiv në jetën politike. (koha.mk)